Vëzhgimi, si po ja ndërlikon jetën pensionistëve qeveria vendore në Shqipëri - Gazeta Express
string(75) "vezhgimi-si-po-ja-nderlikon-jeten-pensionisteve-qeveria-vendore-ne-shqiperi"

Gazeta Express

09/04/2020 14:40

Vëzhgimi, si po ja ndërlikon jetën pensionistëve qeveria vendore në Shqipëri

Gazeta Express

09/04/2020 14:40

Qeveria ka vendosur që pensionistët duhet të qëndrojnë në shtëpi deri në një urdhër të dytë, si masë për mbrojtjen dhe parandalimin e COVID-19. Për këtë është vendosur që të moshuarve të vetmuar do t’u shërbehet nga autoritet sociale shtetërore. Në këto kushte disa nga bashkitë në vend kanë vendosur numra telefoni ku pensionistët mund të telefonojnë për të kërkuar ndihmë.

Por sa funksionon kjo në të gjitha bashkitë?

Lexo Edhe:

Nga një monitorim i Report tv një ndër bashkitë më të mëdha në vend si ajo e Elbasanit me në krye Gledian Llatja nuk ka vendosur një numër telefoni ku pensionistët të kërkojnë ndihmë, në faqen zyrtarë të bashkisë është vendosur vetëm një link ku shkruhet personat e moshës së tretë që kanë nevojë për ushqime dhe medikamente mund të shkruajnë në këtë link. Por sa e lëhtë është kjo metodë për të moshuarit, të shkojë në një faqe on line, të shohë me radhë postimet e bashkisë dhe diku të gjej një link ku të klikojë dhe të plotësojë një sërë procedurash për thirrje për ndihmë. Sigurisht që kjo do ishte pothuajse e pamundur për moshën e tretë ku dhe përdorimi i një numri telefoni ka rezultuar e vështirë aq më pak klikimi në një link specifik.

Nje tjeter bashki eshte edhe ajo e Tropojës e cila përfshin 8 njësi administrative dhe nuk ka një numër specifik ku të moshuarit mund të telefonojnë për nevojat e tyre.

Nga një komunikim me kryetarin e bashkisë, Rexhë Byberi është shprehur se janë 8 grupe në terren të cilët sipas tij shkojnë në çdo shtëpi për të identifikuar personat në nevojë, por sesa arrihet kjo deri në fshatin më të largët kjo lë për të diskutuar. Ndoshta do të ishte më mirë që të vihej një numër në dispozicion vetëm për të moshuarit.

Edhe Bashkia e Peshkopisë me kryetar Dionis Ymerajn nuk ka të afishuar një numër telefoni në faqen zyrtare të bashkisë ku pensionistët të telefonojnë nëse kanë nevojë për ushqime apo medikamente. Sipas Prefektit të qarkut Nexhbedin Shehu kjo nuk është e nevojshme pasi sipas tij grupet e punës janë në terren dhe identifikojnë të gjithë ata që kanë nevojë, por për një bashki si e Peshkopisë me një popullsi prej rreth 79.949 banorë të regjistruar sa e lehtë do të ishte identifikimi i moshuarve të vetmuar, duke theksuar faktin që kemi të bëjmë edhe me zona të thella malore.

Bashkitë duhet t’i vijnë në ndihmë pensionistëve që nga konsultat mjekësore, medikamentet , bërja e pazareve, marrja e pensionit në shtëpi apo shërbime të tjera që mund të kërkojnë. Deri më tani, ky rregull i ri nuk po funksionin, pasi vetë pensionistët në ditë të ndryshme që Report Tv ka ndjekur shqetësimin e tyre, janë shprehur se dalin nga shtëpia pasi deri më tani nuk kanë gjetur ndihmë nga shteti. Në shërbim të tyre ka numra të caktuar telefoni, por për shkak edhe të moshës së tyre disa prej tyre nuk kanë ditur të veprojnë, por në bashkitë ku nuk ka as edhe një numër të tillë situata bëhet akoma më e vështirë.

 Ky rregull është vendosur për t’i mbrojtur nga koronavirusi por mesa duket po vështirëson edhe më shumë jetesën e pensionistëve./Report tv