Vëllezërit Shala po bëhen gati për Evropianin e mundjes - Gazeta Express
string(55) "vellezerit-shala-po-behen-gati-per-evropianin-e-mundjes"

Sporte tjera

Gazeta Express

30/03/2021 16:00

Vëllezërit Shala po bëhen gati për Evropianin e mundjes

Sporte tjera

Gazeta Express

30/03/2021 16:00

Mundësit kosovarë Egzon dhe Edon Shala janë duke u përgatitur në kampin përgatitor që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, para Kampionatit Evropian, që mbahet prej 19-25 prill në Varshavë të Polonisë.

Vëllezërit Shala janë duke u përgatitur prej 24 marsit dhe do të ushtrojnë deri më 15 prill.

Ata po ushtrojnë nën drejtimin e trajnerit të tyre, Sylejman Shala.

Egzon Shala e ka fituar normën olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë deri në 125 kilogramë, stil i lirë.

Komiteti Olimpik i Kosovës po vazhdon t’i mbështesë bursistët e tij në rrugën drejt Olimpiadës së Tokios. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement