Vdes gazetari i njohur kosovar - Gazeta Express
string(30) "vdes-gazetari-i-njohur-kosovar"

Gazeta Express

05/08/2020 13:47

Vdes gazetari i njohur kosovar

Gazeta Express

05/08/2020 13:47

 Mbrëmë pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 74-vjeçare, ka ndërruar jetë ish-gazetari i Radio Prishtinës, Nexhmedin Paloja.

Nexhmedin Paloja u lind në Gjakovë më 6 nëntor të vitit 1945. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, përderisa studimet i vazhdoi edhe në Paris të Francës për gazetari, njofton televizioni publik.

Lexo Edhe:

Nexhmedin Paloja dha kontribut të madh si gazetar në Radio Prishtinë, ku punoi për 28 vjet, deri në vitin 1990, kur shqiptarët u dëbuan nga puna me dhunë nga agresori serb.

Nexhmedin Palojës do t’i jepet lamtumira e fundit të mërkurën (sot) në varrezat e qytetit në Prishtinë.