Vazhdon super spektakli i “Play-Off”-it të basketbollit - Gazeta Express
string(53) "vazhdon-super-spektakli-i-play-off-it-te-basketbollit"

Sport

Gazeta Express

29/04/2026 15:25

Vazhdon super spektakli i “Play-Off”-it të basketbollit

Sport

Gazeta Express

29/04/2026 15:25

“Play-off”-i i ProCredit Superligës po sjell super ndeshje, dramë dhe adrenalinë në arenat e basketbollit.

Çdo sfidë është vendimtare dhe shumë e rëndësishme.

Seria gjysmëfinale është barazuar në 1:1, duke premtuar spektakël në sfidat e ardhshme.

Bashkimi – Bora përballen në një super takim sonte, ku të dy skuadrat synojnë të avancojnë 2:1.

Ndeshja e parë përfundoi 73:70, derisa e dyta 76:75, me dy përballje dramatike, ashtu siç pritet edhe sfida e tretë.

Trepça – Peja ndeshen sërish në një betejë për të pasur epërsinë në gjysmëfinale.

Dy gjigantët e basketbollit duan fitore, e më pas edhe të kalojnë në finale.

Takimi i parë përfundoi 86:78, kurse i dyti 95:93, në një sfidë të jashtëzakonshme.

Pas katër ndeshjeve dramatike e të zjarrta, sfida të jashtëzakonshme priten edhe në mesjavë.

Skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në finale. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement