Vazhdon shfaqja e UFO-ve, një tjetër shihet në qytezën Swindon - Gazeta Express
string(61) "vazhdon-shfaqja-e-ufo-ve-nje-tjeter-shihet-ne-qytezen-swindon"

Mistere

Gazeta Express

11/05/2021 1:56

Vazhdon shfaqja e UFO-ve, një tjetër shihet në qytezën Swindon

Mistere

Gazeta Express

11/05/2021 1:56

Një UFO supozohet që është parë në qiellin e Swindonit në Wiltshire, me disa gjuetarë alienësh që kanë thënë se kanë prova për aktivitet të jashtëtokësorëve në qiellin britanik

Një çift duke vozitur makinën e tyre mbeten të mahnitur kur panë një objekt të çuditshëm duke fluturuar në qiell. Objekti në pyetje dukej pothuajse i palëvizshëm, derisa çifti voziste rreth një qoshe, objekti vazhdonte të ishte i palëvizshëm në qiell.

Lexo Edhe:

Video tregon se UFO e supozuar ka qenë e zezë me ngjyrë dhe ka pasur formë trekëndëshe.

Video është bërë shumë e popullarizuar pasi që është shpërndarë në kanalin për UFO në YouTube, UFO Institute.

“Ishte jashtëzakonisht e çuditshme të shikosh një objekt tre këndor që fluturon në ajër”, kishte thënë një dëshmitar në këtë video.

“Në të vërtetë nuk asgjë që tregon madhësinë apo gjerësinë e objektit”.

“Thjesht, më dha shumë ndjenja të çuditshme kur vërtetë nuk e ke idenë se çfarë është duke bërë ai në ajër”.

“Nuk është një dron dhe nuk është diçka që po rri në një vend dhe në fund po pëlcet si një tullumbace”.

Megjithatë, ka edhe disa shpjegime logjike për këtë UFO.

Për shembull, ka mundësi që të jetë një dron që mund të jetë më i madh në madhësi pasi që nuk ka perspektive të madhësisë së objektit.

Derisa nuk ka prova që UFO-të kanë qenë këtu, këto pamje dhe mendime vinë nga teoricienët konspirativ që mund të kërkojnë pyetje më të mëdha.

“Ndërsa UFO-të vazhdojnë të vërtiten në kulturën popullore, shkencëtarët po përpiqen që të gjejnë përgjigje që ngritën për UFO: A jemi vetëm?”, ka thënë Chris Impey, një profesor i Astronomisë në Universitetin e Arizonas, transmeton GazetaExpress.

“Astronautët kanë zbuluar 4000 ekzoplanete apo planet që sillen rreth yjeve të tyre, një numër që dyfishohet çdo dy vjet”.

“Disa nga këto ekzoplanete janë konsideruar të banueshme pasi që ato kanë afërsisht madhësinë e Tokës dhe distancën e njëjtë nga yjet e tyre kështu që mund të kenë ujë në sipërfaqet e tyre”.

“Më i afërti nga këto planetë të banueshëm mund të jetë planeti që është 20 vite dritë larg, në oborrin e pasmë të jonin kozmik”.

“Ekstrapolimi i këtyre rezultateve tregon se ka diku 300 milionë botëra të banueshme në galaktikën tonë”.

“Secili nga këta planetë si tokë ka potencial biologjik, dhe ka miliarda vite që janë formuar për të zhvilluar teknologji dhe inteligjencë. Astronautët besojnë shumë se ka jetë edhe në planete të tjera”.

“Si një astronaut që gjuan ekzoplanet do të thosha atë që thotë Geoff Marcy; ‘Universi po gulfon me shtresa të ndryshme të biologjisë së tyre’”.  /GazetaExpress/