Varane: Jemi gati për finalen, do të luftojmë deri në fund - Gazeta Express
string(56) "varane-jemi-gati-per-finalen-do-te-luftojme-deri-ne-fund"

Gazeta Express

06/08/2020 19:38

Varane: Jemi gati për finalen, do të luftojmë deri në fund

Gazeta Express

06/08/2020 19:38

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, është shfaqur në konferencë për media para përballjes me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi francez ka thënë se Los Blancos janë gati dhe janë përgatitur sikur të jetë finalja e Ligës së Kmapionëve.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se Reali ka humbur sfidën e parë në Santiago Bernabeu 1-2, çka do të thotë se do t’i duhet një fitore 0-2, 1-3 etj etj për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Champions League.

“Duhet të sulmojmë dhe shënojmë. Duhet të jemi ofensivë”, u shpreh Varane.

“Na pëlqen të luftojmë kundër më të mirëve. Nuk do të jetë e lehtë, por do të luftojmë deri në fund”.

“Jemi mirë, kemi punuar shumë fizikisht. Jemi përgatitur njëjtë siç përgatiten finalet”.

Mungesa e Ramos: “Sergio Ramos është shumë i rëndësishëm për ne. Por, jemi grup dhe të gjithë kanë rëndësi këtu dhe kryejnë punën e tyre”.

“Nivel personal? Shpresoj që Varane më i mirë nuk ka ardhur ende. Gjithmonë dua të përmirësohem dhe të arrijë një nivel më lart”. /Gazeta Express/