Valon Behrami kthehet katër vite prapa, tregon si e ndali Neymarin - Gazeta Express
string(65) "valon-behrami-kthehet-kater-vite-prapa-tregon-si-e-ndali-neymarin"

Valon Behrami kthehet katër vite prapa, tregon si e ndali Neymarin

Botërori 2022

Gazeta Express

28/11/2022 16:32

Kur tifozët zviceranë të futbollit e kujtojnë Valon Behramin, në mendje i kanë dy momente. Të dyja në Kupat e Botës. Në Brazil 2014 dhe Rusi 2018.

Njëri kur ai gjuhet para një goditje ndaj Ekuadorit në kohën shtesë që parandaloi rezultatin të bëhej 1:2, ndërsa më vonë Seferovic shënoi për 2:1. Një moment që thotë për të se: “Ai ishte futbolli im. Të jap gjithçka deri në fund. Ishte fotografia perfekte.

Fotografia tjetër kur Neymar ishte i shtrirë në tokë, me Valon Behramin duke buzëqeshur sipër tij, shkruan Gazeta Express.

“Fotografia ishte e bukur, por adrenalina ishte ekstreme. Duhej ta prekje Neymarin vazhdimisht. Ai nuk e pëlqen këtë. Sidomos me duart në pjesën e sipërme të trupit. Ai e pëlqen shoë-in, e pëlqen adrenalinën”, tha Behrami për Blick.

Brazili e ka konfirmuar se Neymar do të mungojë në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Kjo, sipas Behramit do të ndryshojë rrënjësisht rrjedhën e lojës.

“Kjo do të ndryshojë masivisht pa Neymarin. Brazili gjithmonë e kërkonte atë në ndeshjen ndaj Serbisë. Tani ndaj neve, do të kërkojnë rrugëdalje nga lojtarët Vinicius dhe Raphinha”, deklaroi ai. /Gazeta Express/