Në lëndën e matematikës në një shkollë të Beogradit vendoset një detyrë që e shfaq luftën e Rusisë që po bën në territorin e Ukrainës - Gazeta Express
string(133) "ne-lenden-e-matematikes-ne-nje-shkolle-te-beogradit-vendoset-nje-detyre-qe-e-shfaq-luften-e-rusise-qe-po-ben-ne-territorin-e-ukraines"

Në lëndën e matematikës në një shkollë të Beogradit vendoset një detyrë që e shfaq luftën e Rusisë që po bën në territorin e Ukrainës

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 14:16

Në Serbi rusifikimi po ndodh edhe nëpër shkolla. Më saktësisht në lëndën e matematikës në një test me detyra dhe probleme matematikore, është dhënë një shembull ku përdoret lufta që Rusia po bën në Ukrainë.

Testi thuhet se është bërë në një shkollë fillore të Beogradit.

Lexo Edhe:

Përveç detyrave tjera, në njërën nga problemet matematikore në njësinë me kilometra, profesori i matematikës ka marrë shembuj të pushtimit të Ukrainës nga shteti i Vladimir Putinit.

Teksti i detyrës:

“Aktualisht ka një konflikt ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës. Në fillim të betejës për Chasov Yar, rusët ishin 5 km nga qendra e Chasov Yar. Në javën e parë ata përparuan 1.2 km. Në javën e dytë , pas shkatërrimit të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, ata përparuan me 5/9 km më shumë se javën e parë, ushtarët ukrainas kundërsulmuan dhe rifituan pothuajse të gjitha territoret e humbura në javën e dytë Rusët duhet të përparojnë për të arritur në qendër të Chasov Yar?”, thuhet në detyrë.