Universiteti i Tetovës e shënoi 25 – vjetorin e ligjëratave të para (FOTO) - Gazeta Express
string(70) "universiteti-i-tetoves-e-shenoi-25-vjetorin-e-ligjeratave-te-para-foto"

Gazeta Express

17/02/2020 20:44

Universiteti i Tetovës e shënoi 25 – vjetorin e ligjëratave të para (FOTO)

Gazeta Express

17/02/2020 20:44

Universiteti i Tetovës e shënoi 25-vjetorin e fillimit të ligjëratave të para.

Në përkujtim të kësaj date historike për Universitetin dhe shqiptarët e këtyre trevave, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i shoqëruar nga stafi akademik dhe studentët, bënë homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Eminit, ku u përkujtua vepra e tij dhe sakrifica e popullatës shqiptare për këtë universitet në gjuhën shqipe.

Lexo Edhe:

Më pas, homazhe u bënë edhe te varri i themeluesit, Rektorit të parë dhe historik të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij, si dhe kontributin e dhënë në avancimin e arsimit shqip në Republikën e Maqedonisë së Veriut.