U përplas nga makina teksa shkonte në punë, humb jetën shqiptari në Itali (EMRI+FOTO) - Gazeta Express
string(81) "u-perplas-nga-makina-teksa-shkonte-ne-pune-humb-jeten-shqiptari-ne-itali-emrifoto"

U përplas nga makina teksa shkonte në punë, humb jetën shqiptari në Itali (EMRI+FOTO)

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2023 18:59

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Terviso të Italisë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Saimir Gjinikën, i cili banonte në San Biagio.

Po ashtu mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me motorin e tij për në punë kur është përplasur nga një furgon tip ‘Fiat Punto’.

Lexo Edhe:

Ndonëse shqiptari u transportua në gjendje të rëndë në spital, ai nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve. 39-vjeçari ishte duke shkuar për në punë, në Atena, një kompani në zonën e Carbonera./Gazeta Express