U infektua me Covid-19, kjo është gjendja shëndetësore e Blerim Kuçit - Gazeta Express
string(68) "u-infektua-me-covid-19-kjo-eshte-gjendja-shendetesore-e-blerim-kucit"

Gazeta Express

24/11/2020 15:35

U infektua me Covid-19, kjo është gjendja shëndetësore e Blerim Kuçit

Gazeta Express

24/11/2020 15:35

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi të hënën ka njoftuar  se ka rezultuar pozitiv në testimin për virusin COVID-19.

Ministri Kuçi është testuar bashkë me familjarët e tij në institucion privat gjatë së dielës dhe po atë natë ka marrë rezultatin e testit. Sipas kabinetit të ministrit, ministri ka gjendjen stabile shëndetësore dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve.

Lexo Edhe:

“Ministri Kuçi po vazhdon të punojë aq sa është e mundur nga shtëpia dhe kontakti me kabinetin është në kohë reale. Ai ka thënë se ka gjendjen shëndetësore dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve”, thuhet në përgjigjen e kabinetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit.

Ministri Blerim Kuçi është vetizoluar dhe po kalon ditët e izolimit në shtëpinë e tij në Suharekë. Për kuriozitet, ministri Kuçi është ministri i vetëm i Qeverisë së Kosovës që jeton në qytetin e tij dhe jo në kryeqendër.