Twitter është gati ta pranojë ofertën 43 miliardëshe të Elon Musk - Gazeta Express
string(65) "twitter-eshte-gati-ta-pranoje-oferten-43-miliardeshe-te-elon-musk"

Twitter është gati ta pranojë ofertën 43 miliardëshe të Elon Musk

AutoTech

Gazeta Express

25/04/2022 14:49

Rrjeti social “Twitter” është gati të pranojë ofertën për shitjen e kompanisë për rreth 43 miliardë dollarë. Çmim të cilin shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk e ka quajtur si “më të mirin e tij dhe oferta përfundimtare” për kompaninë e mediave sociale, thanë njerëz të njohur me këtë çështje.

Twitter mund të njoftoi për marrëveshjen prej 54.20 dollarësh për aksion gjatë ditës së hëne pasi bordi i tij të jetë mbledhur për t’ua rekomanduar transaksionin aksionarëve të Twitter, thanë burimet për “Reuters”.

Lexo Edhe:

Është gjithmonë e mundur që marrëveshja të shembet në minutën e fundit, shtuan burimet.

Musk, personi më i pasur në botë sipas një raporti nga Forbes, është duke negociuar për të blerë Twitter në një kapacitet personal dhe Tesla nuk është e përfshirë në marrëveshje.