Ismet Munishi mendon se sezoni aktual i Superligës ishte mjaft i dobët, i zbehtë për nga kualiteti dhe jo fort i rregullt për nga korrektësia dhe në aspektin e drejtimit të ndeshjeve nga gjyqtarët.
Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7 ndërkohë insiston se në edicionin e ardhshëm do ta shohim një fytyrë krejt tjetër të kampionatit, e cila, sipas tij, do të vendoset nga trajneri që do të bëjë punë më të mirë, shkruan “Gazeta Express”.
“Kampionati tjetër ka me qenë jashtëzakonisht i fortë, nuk ka me qenë sikur ky. Kampionati tjetër ka me kon i trenerave. Ta kqyrim kush osht El Profesore, El Doktore, El Magjistre. Në 3-4 xhirot e para ka me pas 5 a 6 shkarkime se krejt marrin turr kah Evropa”, deklaroi fillimisht Munishi në “Favorit”.
Sipas tij, krejt ekipet e Superligës do ta synojnë kualifikimin në garat evropiane dhe kjo mund t’i kushtojë ndonjë ekipi, i cili, do s’do, duhet të largohet nga liga në fund të edicionit.
“Hera e parë ka me qenë në futbollin e Kosovës që 10 ekipe kanë me pas ambicie Evropën. Ferizaj, Suhareka, Ballkani s’diskutohet, Drita, Gjilani, pasi potencialisht qysh lujti Gjilani në derbi, e Feronikeli do të luajë në barazh. 10 ekipe ki me i pas për Evropë, tash dikush duhet me ra… Ka me qenë kampionat shumë i fuqishëm. Kampionati tjetër i Kosovës, si kurrë ma herët ka me qenë kampionat i trenerave. Ai trener që është më i zoti… shpresojmë të ketë edhe korrektësi se jena bo bajat”, përfundoi Munishi.
Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...