Genc Nuza do ta ndajë drejtësinë në finalen e Kupës - Gazeta Express
string(51) "genc-nuza-do-ta-ndaje-drejtesine-ne-finalen-e-kupes"

Genc Nuza do ta ndajë drejtësinë në finalen e Kupës

Futboll

Gazeta Express

21/05/2024 12:03

Nesër do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00.

Lexo Edhe:

Komisioni i Gjyqtarëve i Federatës së Futboillit të Kosovës ka vendosur sot për gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë finale, me Genc Nuzën kryesor, e të cilit do t’i asistojnë Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatofci, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

Në VAR do të jetë Alban Shala, kurse AVAR, Besnik Morina.

Për Prishtinën kjo do të jetë një ndeshje mjaft speciale dhe e rëndësisë së lartë pasi me një fitore eventuale do ta siguronte edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Kurse, Ballkani do ta kërkojë trofeun e parë të Kupës së Kosovës. /Gazeta Express/