Toni Kroos do të pensionohet nga futbolli pas Euro 2024 - Gazeta Express
string(55) "toni-kroos-do-te-pensionohet-nga-futbolli-pas-euro-2024"

Futboll

Gazeta Express

21/05/2024 13:12

Toni Kroos do të pensionohet nga futbolli pas Euro 2024

Futboll

Gazeta Express

21/05/2024 13:12

Toni Kroos e ka dhënë një lajm shokues për tifozët e futbollit.

Ylli gjerman ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Instagram se do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të Kampionatit Evropian.

Lexo Edhe:

“Jam i lumtur dhe krenar që në mendjen time e kam gjetur momentin e duhur për vendimin tim dhe që kam mundur të vendos vetë. Ambicie imja ishte gjithmonë që ta mbyllja karrierën në pikun më të lartë të nivelit të performancave të mia”, ka shkruar 34 vjeçari.

Futbollistit të Real Madridit do t’i skadojë kontrata me klubin spanjoll në fund të sezonit dhe ka vendosur të mos e vazhdojë atë, respektivisht ta mbyll karrierën.

Paraprakisht, Kroos synon ta fitojë edhe Ligën e Kampionëve me “Los Blancos”, me të cilët e fitoi titullin e kampionit në La Liga.

Ai ishte shpallur kampion i Botës me Gjermaninë në vitin 2014, ndërsa ka fituar edhe trofe të tjerë të shumtë nga disa herë, përfshirë këtu edhe Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.

Kroos u rikthye së fundmi në Kombëtaren gjermane, me të cilën do të mundohet ta shijojë në maksimum Euro 2024 dhe ta fitojë atë në atdhe. /Gazeta Express/