Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka rënë dakord të pezullojë pa afat programin e tij bërthamor, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë.
Në një intervistë telefonike për Bloomberg, Trump theksoi gjithashtu se Teherani nuk do të përfitojë nga fondet e ngrira që ndodhen në Shtetet e Bashkuara.
Sipas tij, bisedimet për një marrëveshje afatgjatë pritet të zhvillohen “me shumë gjasa” gjatë fundjavës, ndërsa shtoi se “marrëveshja për përfundimin e luftës është pothuajse e përfunduar”.
Ndërkohë Donald Trump i tha Axios se negociatorët amerikanë dhe iranianë ka të ngjarë të takohen këtë fundjavë dhe se ai pret që ata të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës.
“Iranianët duan të bëjnë një marrëveshje. Mendoj se ndoshta do të ketë një takim gjatë fundjavës. Mendoj se do të bëjmë një marrëveshje brenda një ose dy ditësh”, tha ai në një intervistë telefonike me median amerikane.
Një lajm I mirë për bashkëatdhetarët tanë në zonën Karlsruhe-Baden-Baden! Duke filluar nga kjo verë, Reisebüro Prishtina sjell një...