Trepça triumfon ndaj GO+ Pejës në “Karagaçi” dhe vazhdon ritmin fitues në Superligë - Gazeta Express
string(80) "trepca-triumfon-ndaj-go-pejes-ne-karagaci-dhe-vazhdon-ritmin-fitues-ne-superlige"

Sport

Gazeta Express

04/12/2025 22:38

Trepça triumfon ndaj GO+ Pejës në “Karagaçi” dhe vazhdon ritmin fitues në Superligë

Sport

Gazeta Express

04/12/2025 22:38

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, ka shënuar fitore të rëndësishme në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku mposhti GO+ Pejën me rezultat 82:67, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.

Mitrovicasit dominuan ndeshjen pothuajse nga fillimi deri në fund, duke regjistruar fitoren e pestë të sezonit.

Edhe pse GO+ Peja arriti në disa momente ta barazonte rezultatin përpara tifozëve të vet, skuadra pejane nuk arriti asnjëherë të kalonte në epërsi. Trepça hyri në periudhën e katërt me vetëm dy pikë avantazh (64:62), por më pas e thelloi diferencën nga minuta në minutë, duke e mbyllur ndeshjen bindshëm.

Mitrovicasit fituan periudhën e parë 24:18 dhe të dytën 22:21, për të shkuar në pushim me shtatë pikë epërsi. Pejanët e fituan çerekun e tretë 23:18, duke rritur shpresat për një rikthim, por periudha e katërt ishte katastrofale për ta: vetëm pesë pikë të shënuara, krahasuar me 18 të Trepçës.

Te Trepça u dalluan tre basketbollistë me pikë dyshifrore. Më i miri ishte Seketoure Henry, i cili shkëlqeu me 23 pikë, katër kërcime dhe katër asistime.

Chad Brown realizoi dyshifror të dyfishtë me 18 pikë e 13 kërcime, ndërsa Drilon Hajrizi kontribuoi me 14 pikë dhe nëntë kërcime.

Te skuadra pejane, paraqitjet e mira individuale nuk mjaftuan. Cesare Edwards shënoi 17 pikë me nëntë kërcime, ndërsa Jordan Johnson kontribuoi me 20 pikë e pesë asistime. Kapiteni Dardan Berisha e mbylli sfidën me 12 pikë.

Në xhiron e ardhshme, GO+ Peja do të ketë një tjetër sfidë të vështirë në udhëtim kundër Golden Eagle Yllit, ndërsa Trepça do të kërkojë të vazhdojë formën pozitive përballë Vëllaznimit në Mitrovicë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement