Trepça e nisi serinë e finaleve ndaj Bashkimit duke triumfuar bindshëm.
Në “Minatorin” e zjarrtë, mitrovicasit triumfuan ndaj klubit nga Prizreni me rezultat 94-79.
Më i miri i ndeshjes ishte Shannon Shorter i Bashkimit me 27 pikë e tri rebounds.
Te Trepça ishtë më i miri Kenny Hasbrouck me 22 pikë, katër rebounds e pesë asistime.
Kjo ishte ndeshja e parë e fazës finale të ”play-offit”.
Fituesi i elitës së basketbollit kosovar shpallet nëse i merr katër fitore në fazën finale./GazetaExpress/