Bashkimi - Bora, sonte gjysmëfinalja vendimtare - Gazeta Express
string(44) "bashkimi-bora-sonte-gjysmefinalja-vendimtare"

Basketboll

Gazeta Express

06/05/2026 9:35

Bashkimi – Bora, sonte gjysmëfinalja vendimtare

Basketboll

Gazeta Express

06/05/2026 9:35

Sonte do të zhvillohet sfida vendimtare mes Bashkimit dhe Borës për një vend në finale të “Play-off”-it. 

Seria gjysmëfinale është 2:2 dhe kush triumfon të mërkurën do t’i bashkohet Trepçës në finale. 

Portokallezinjtë kërkojnë të rikthehen në finale dhe të fitojnë titullin e kampionit, kurse Bora vazhdon të ndjekë ëndrrën, pasi kjo është hera e parë që ndodhen në “Play-off”, kurse kanë synime të qarta për këtë edicion historik të tyre.

Katër ndeshjet gjysmëfinale kanë dhuruar spektakël dhe dramë deri në fund, duke e bërë edhe më interesante sfidën për nesër. 

Ndeshja e parë përfundoi 73:70 për Portokallezinjtë, kurse prishtinasit u kundërpërgjigjën në ndeshjen e dytë 76:75.

Në Prizren sërish fituan vendasit 88:73, ndërsa ndeshja e fundit i takoi prishtinasve 104:99.

Përballja e sontme zhvillohet nga ora 19:30. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement