Ultrasit e Milanit zhvilluan një seri protestash me pankarta, kore dhe iniciativa ku kërkohej shkarkimi i CEO-s Giorgio Furlani, të cilin e fajësojnë për vështirësitë e fundit të klubit.
Protesta nisi shumë orë para fillimit të ndeshjes, kur grupet e “Curva Sud” publikuan një deklaratë të gjatë duke kritikuar figura të ndryshme të klubit për probleme të ndryshme gjatë katër viteve të fundit.
Ata marshuan drejt stadiumit pas një pankarte gjigante ku shkruhej “Furlani Ik”, ndërsa më pas në tribunë u pozicionuan me dritat e telefonave për të formuar mesazhin: “GF Out”.
Nuk munguan as pankarta të tjera, përfshirë një që i bënte thirrje klubit: “Filloni nga e para, na ktheni Milanin tonë.”
Edhe koret e tifozëve ishin në të njëjtën linjë, duke theksuar: “Ne jemi Milani.”
Mbi 20 mijë firma janë vendosur në peticionin që kërkon shkarkimin e Furlanit, por duket se pronari Gerry Cardinale do të vazhdojë ta mbështesë atë.
Kjo kryesisht sepse bilancet financiare po mbahen të qëndrueshme falë të ardhurave rekord nga shitjet e lojtarëve, edhe pse rezultatet sportive nuk kanë qenë plotësisht të kënaqshme.
Pa një fitore ndaj Atalantas këtë mbrëmje, Milani do të zbresë në vendin e katërt dhe potencialisht mund të kapet edhe nga Roma./GazetaExpress/