Barcelona në epërsi të dyfishtë pas pjesës së parë, 45 minuta larg titullit - Gazeta Express
string(75) "barcelona-ne-5epersi-te-dyfishte-pas-pjeses-se-pare-45-minuta-larg-titullit"

Futboll

Gazeta Express

10/05/2026 21:52

Barcelona në epërsi të dyfishtë pas pjesës së parë, 45 minuta larg titullit

Futboll

Gazeta Express

10/05/2026 21:52

Barcelona është vetëm 45 minuta larg që të shpallet kampione e Spanjës për herë të dytë radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick është duke fituar 2-0 ndaj rivalit të përbetuar, Real Madridit, pas pjesës së parë.

Barcelona doli në epërsi në minutën e nëntë, me golin e shënuar nga Marcus Rashford, i cili shënoi një supergol nga goditja e lirë.

Nëntë minuta më vonë, Ferran Torresi shënoi për 2-0, pas një aksioni mirë të ndërtuar me Dani Olmon.

Barcelona pati edhe disa raste të mira shënimi, mirëpo Thibaut Courtois ishte në krye të detyrës.

Reali rrezikoi me anë të Gonzalo Garcias, por goditja e tij përfundoi në rrjetën e jashtme të portës së mbrojtur nga Joan Garcia.

Me fitore ose barazim sonte, Barcelona shpallet kampione e Spanjës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement