Trepca ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Bashkimit me rezultat 93:83, duke avancuar 2:0 në serinë finale të “play-off”-it në Superligën e Kosovës.
Skuadra mitrovicase e nisi më mirë takimin dhe fitoi çerekun e parë me rezultat 23:20, duke krijuar epërsi të lehtë që në start. Dominimi i Trepçës vazhdoi edhe në periudhën e dytë, ku vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe e fituan çerekun 30:20, për të shkuar në pushim me avantazh të rëndësishëm prej 53:40.
Në pjesën e dytë, Bashkimi reagoi dhe arriti ta fitojë çerekun e tretë me rezultat 22:17, duke rikthyer disi shpresat për rikthim në ndeshje.
Megjithatë, Trepça ruajti qetësinë në periudhën vendimtare dhe fitoi edhe çerekun e fundit 23:21, duke vulosur triumfin përfundimtar 93:83.
Me këtë fitore, Trepca avancon 2:0 në serinë finale dhe afrohet edhe më shumë drejt mbrojtjes së titullit kampion. Dy ndeshjet e ardhshme do të zhvillohen në Prizren, ku Bashkimi do të tentojë të rikthejë serinë në favorin e tij.
Skuadra që arrin katër fitore shpallet kampione e Kosovës.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...