Tre gabimet e zakonshme në shtëpi që ju “rrisin” faturat e ngrohjes – si mund të kurseni? - Gazeta Express
string(84) "tre-gabimet-e-zakonshme-ne-shtepi-qe-ju-rrisin-faturat-e-ngrohjes-si-mund-te-kurseni"

Fun

Gazeta Express

27/02/2024 11:50

Tre gabimet e zakonshme në shtëpi që ju “rrisin” faturat e ngrohjes – si mund të kurseni?

Fun

Gazeta Express

27/02/2024 11:50

Një ekspert enterieri ka zbuluar tre “gabimet” që njerëzit bëjnë në dekorimin e shtëpive të tyre, të cilat ndikojnë në mënyrë jodirekte në “rritjen” e faturave të ngrohjes.

Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra se si mund të evitoni qarkullimin e lirshëm të nxehtësisë, në mënyrë që të kurseni më shumë energji, shkruan Express.co.uk.

Lexo Edhe:

Por cilat janë gabimet që ndikojnë në infrastrukturën e shtëpisë që “fryjnë” faturat e energjisë. Këto janë tre prej tyre.

Mos vendosja e tepihëve në zonat ku qarkulloni më së shumti në shtëpi

Sipas, Brian Dillon, gabimi i zakonshëm që mund të ndikojë ndjeshëm në faturat e ngrohjes është neglizhimi i përdorimit të tepihëve.

“Qilimat, edhe ato të hollë që nuk kushtojnë shumë, mund të veprojnë si izolues, duke ruajtur nxehtësinë dhe duke e penguar atë të dalë nga dyshemetë e zhveshura”, tha ai.

Kjo do të ndihmojë për të mbajtur në mënyrë efektive nxehtësinë dhe për të zvogëluar nevojën për ngrohje, duke kursyer faturat e energjisë. Për më tepër, shtimi i një qilimi në një shtëpi mund të ndihmojë që shtëpia të duket më mikpritëse.

Përdorimi i roletave në vend të perdeve.

Zgjedhja e roletave kundrejt perdeve mund të duket si një ide e mirë për sa i përket reduktimit të hapësirës, por mund të ndikojë në shpenzimet e ngrohjes, sipas profesionistit.

Roletat ofrojnë izolim minimal, veçanërisht nëse familjent nuk i kanë të cilësisë së mirë.

“Si rezultat, temperaturat tuaja të brendshme do të luhaten më shpejt, duke rritur nevojën për të rritur ngrohjen brenda shtëpisë”, pohon eksperi i interierit.

“Për efekt më të mirë, provoni të përdorni perde termike ose perde normale pasi ato ofrojnë izolim më të mirë shtesë dhe rrisin efikasitetin e energjisë”.

Keni vendosur mobiljet afër radiatorëve

Sipas Dillon, vendosja e mobiljeve afër radiatorëve është një zgjedhje e gabuar.

“Në rast se e bëni këtë do të pengoni qarkullimin e nxehtësisë, duke shkaktuar joefikasitet në sistemet e ngrohjes dhe duke çuar në konsum më të lartë të energjisë”, potencoi ai.

Sipas tij, ju duhet që të lejoni që ajri i ngrohtë të rrjedhë lirshëm në të gjithë dhomën.