Format e trupit të femrave janë konsideruar gjithmonë një simbol feminiteti dhe pjellorie, vetëm mbani mend figurën e Venerës së Willendorf-it
Atributet femërore nuk lidheshin vetëm me mëmësinë, por edhe me pjellorinë, prandaj është një obsesion kaq i fortë që shfaqet te meshkujt. Fatkeqësisht, sot trupi femëror shikohet nga një prizëm tjetër, përmes industrisë së modës dhe industrisë së argëtimit.
Nëse po pyesni se në cilat vende femrat kanë ijët më të mëdha, një studim i fundit do t’ju japë përgjigjen.
Të dhënat e mbledhura nga firma e kërkimit të tregut GitNux detajuan madhësinë mesatare të ijëve të grave në 15 vende, transmeton Telegrafi.
Fatkeqësisht, ne dhe vendet e tjera të rajonit nuk ishin në listë.
Republika e Afrikës së Jugut zuri vendin e parë, e ndjekur menjëherë nga Argjentina dhe Suedia. Greqia është në vendin e katërt dhe Gjermania në vendin e pestë. Gratë amerikane janë në vendin e gjashtë.
Brazili, i cili prej kohësh është konsideruar si kryeqyteti botëror i formave trupore të femrave, nuk ka hyrë fare në listë.
Shihni listën e detajuar të vendeve nga ky hulumtim dhe madhësinë mesatare të ijëve të grave që jetojnë në to:
Republika e Afrikës së Jugut – 106 cm
Argjentina – 104 cm
Suedia – 103,9 cm
Greqia – 103.3 cm
Gjermania -103.1 cm
SHBA – 102,9 cm
Rusia – 102.8 cm
Italia – 102,8 cm
Australia – 102.8
Holanda – 102.2 cm
Kanada – 102 cm
Franca – 102 cm
Nigeria – 97,9 cm
Koreja e Jugut – 96,5 cm
Japonia – 96 cm
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...