Trajner i Milanit, i kënaqur pas fitores: Ne dimë si të vuajmë - Gazeta Express
string(60) "trajner-i-milanit-i-kenaqur-pas-fitores-ne-dime-si-te-vuajme"

Gazeta Express

25/01/2020 11:01

Trajner i Milanit, i kënaqur pas fitores: Ne dimë si të vuajmë

Gazeta Express

25/01/2020 11:01

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e lavdëroi karakterin e futbollistëve të skuadrës së tij, të cilët u desh të luftonin shumë për ta shënuar golin e fitores në ndeshjen kundër Brescias, që përfundoi me epërsi minimale 1:0.

Ante Rebic ishte heroi i Milanit që e shënoi golin e fitores për të dytën javë radhazi. Pasi hyri në lojë nga stoli gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, Rebic ia dha Milanit fitoren për ta ngritur në pozitën e gjashtë në tabelën e Serisë A, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kuqezinjtë u desh ta provonin fatin gjatë kësaj përballje të së premtes në Stadio Mario Rigamonti, përderisa portieri Gianluigi Donnarumma i bëri disa superpritje për ta mbajtur skuadrën e tij në lojë, para golit të Rebicit.

Dhe Pioli e pranoi se paraqitja e skuadrës së tij s’kishte qenë mbresëlënëse, edhe pse Theo Hernandez kishte qenë afër ta shënonte golin e dytë, por ishte mohuar nga shtylla.

“Nuk ishte një paraqitje e bukur e Milanit. Ne e dimë se mund të luajmë më mirë, por ne e  patëm një sjellje të mrekullueshme dhe e dëshmuan se e dimë si të vuajmë”, tha Pioli.

“Ne duhet të vazhdojmë kështu. Jam i kënaqur me mentalitetin dhe duhet të mbesim kështu. Në aspektin e taktikave dhe teknik, ne duhet të përmirësohemi”. /Gazeta Express/