Tottenhami rrezikon edhe më shumë rënien, i mohohet fitorja në sekondat e fundit - Gazeta Express
string(79) "tottenhami-rrezikon-edhe-me-shume-renien-i-mohohet-fitorja-ne-sekondat-e-fundit"

Futboll

Gazeta Express

18/04/2026 20:54

Tottenhami rrezikon edhe më shumë rënien, i mohohet fitorja në sekondat e fundit

Futboll

Gazeta Express

18/04/2026 20:54

Tottenham Hotspuri pësoi një goditje të rëndë në Premierligë të shtunën mbrëma, pasi Brighton & Hove Albion barazoi 2-2 në minutën e 95-të në “Tottenham Hotspur Stadium”.

Goli i vonshëm nga zëvendësuesi Georginio Rutter e heshti stadiumin dhe zgjati serinë pa fitore të Spurs në kampionat në 15 ndeshje radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Roberto De Zerbi tani ndodhet vetëm një pikë larg zonës së shpëtimit, me pesë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit.

Tottenhami madje rrezikon seriozisht rënien nga kategoria për herë të parë që nga viti 1977.

Ndeshja kishte nisur mirë për vendasit, me Pedro Porro që shënoi me kokë pas asistit të Xavi Simons.

Brighton, që kishte tre fitore radhazi para kësaj ndeshjeje, u rikthye në lojë përmes golit të Kaoru Mitomas pak para pushimit.

Në pjesën e dytë, Tottenhami kaloi sërish në epërsi me një gol të bukur nga Simons, duke u dukur pranë një fitoreje jetike.

Por në fund, gjithçka u shemb për Spurs kur Rutteri shënoi në minutat shtesë, duke i lënë tifozët vendas të shokuar dhe duke i futur edhe më thellë në krizë.

Brightoni largohet me një pikë të vlefshme, ndërsa Tottenhami përballet me një situatë gjithnjë e më alarmante në Premierligë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement