Punëtori pohon se Policia nuk ua bleu veturat në vitin 2025 për shkak të buxhetit - Gazeta Express
string(81) "punetori-pohon-se-policia-nuk-ua-bleu-veturat-ne-vitin-2025-per-shkak-te-buxhetit"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2026 22:20

Punëtori pohon se Policia nuk ua bleu veturat në vitin 2025 për shkak të buxhetit

Lajme

Gazeta Express

18/04/2026 22:20

Ai tregon se marrëveshja mes tyre, apo siç shprehet punëtori “tenderi”, ka dështuar për shkak të bllokadës shtetërore gjatë vitit 2025.

“Punëtori: Kjo oshtë të thash për punën e kësaj për ndaç familjar, ndaç komfort, ndaç lluks ekonomik të gjitha i ka. Kush kush e ka nevojën në këtë kohë me marrë një kerr është shans e mirë përndryshe mos me tu dashtë s’të kryen punë.

Gazetarja: Të kishin me dështu tendera sa më shpesh.

Punëtori: Jo kjo nuk vjen kjo shans për shembull. Shancë, se po të them që tenderat e rastit të tillë për shembull është problem me shkaku që janë kanë me këto institucione bllokada shtetërore mosrealizim i  buxhetit këto gjena, mandej kanë ardhë deri te kjo pikë me dështu se përndryshe nuk ka shans me ndodh gjëra të tilla. Realisht kontrata u kanë.

“Betimi për Drejtësi” ka kërkuar përgjigje nga Dogana e Kosovës se sa vetura Skoda të tipit Octavia janë importuar gjatë vitit 2025.

Në përgjigjen e tyre pa dhënë detaje kanë treguar se janë importuar mbi 500 automjete Skoda.

“Bazuar në të dhënat e Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2025 janë importuar mbi 500 automjete të markës Skoda, me vit prodhimi 2025 dhe pa kilometrazh të shpenzuar. Këto automjete janë importuar përmes kompanive të vendore.

Të dhënat lidhur me kompanitë importuese përmbajnë informacione tregtare dhe konsiderohen si të dhëna konfidenciale të operatorëve ekonomikë. Për këtë arsye, Dogana e Kosovës nuk mund të ndajë publikisht lista të detajuara të kompanive importuese pa bazë ligjore ose pa pëlqimin e palëve përkatëse”, thuhet në përgjigjen e Doganës së Kosovës.

Mirëpo, burime të “Betimit  për Drejtësi” brenda këtij institucionit kanë treguar se nga kompania Porsche Kosova janë importuar mbi 100 vetura Skoda të tipit Octavia.

Për më shumë ndiqeni hulumtimin “Skema e dështuar: Veturat e “destinuara” për Policinë ndryshojnë destinacionin”, i cili transmetohet në T7, Gazeta Express dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi’.

Advertisement
Advertisement
Advertisement