Kombëtarja e Kosovës në futboll, në konkurrencën e femrave ka marrë një fitore të madhe ndaj kombëtares së Bullgarisë.
Në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve të Botërorit (Liga C), Kosova e mposhti Bullgarinë në “Fadil Vokrri”.
Mysafiret ishin të parat që dolën në epërsi, me anë të Lora Petrovas në minutën e 42-të të ndeshjes.
Pasi pjesa e parë u mbyll me epërsi të mysafireve, Kosova u rikthye në lojë në 45-minutëshin e dytë.
“Dardanet” e drejtuara nga Sami Sermaxhaj patën 12 goditje në pjesën e dytë, prej tyre tetë ishin brenda kornizës së portës.
Të bësuarat e Sermaxhajt arritën të shënojnë dy herë, me anë të Blerta Smailit dhe Erëleta Memeti.
Smaili shënoi në minutën e 51-të, derisa Memeti shënoi në minutën e 97-të për tri pikë të mëdha.
Ndeshja u mbyll 2-1 dhe kështu Kosova mori tri pikë të rëndësishme, që e mbanë në krye të grupit 2 të Ligës C të këtyre kualifikimeve, me 12 pikë.
Kosova ka tri pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Kroacia, teksa Bullgaria ka katër sosh. E fundit në grup është Gjibraltari me zero pikë.
Ndeshjet e ardhshme, Kosova do t’i zhvillojë në muajin qershor, kur e pret Kroacinë më 5 qershor dhe i shkon Gjibraltarit më 9 qershor./GazetaExpress/
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...