Interi është shumë pranë sigurimit të Scudettos së 21-të, pasi humbja e Napolit në shtëpi ndaj Lazios ka zgjeruar diferencën në krye të Serie A.
Të premten e ardhshme, Napoli pret Cremonesen në “Stadio Diego Armando Maradona” dhe nëse skuadra e Antonio Contes nuk arrin të marrë tri pikët, atëherë Interi mund të shpallet kampion me një fitore ndaj Torinos të dielën.
Pavarësisht llogaritjeve matematikore, titulli nuk ka qenë pothuajse asnjëherë jashtë kontrollit të Interit këtë sezon.
Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu ka udhëhequr kampionatin për pjesën më të madhe të sezonit dhe duket se do të jetë kampione me meritë.
Si Napoli ashtu edhe Milani kanë qenë konkurrues në momente të caktuara, por asnjëra nuk ka pasur qëndrueshmërinë e zikaltërve.
Napoli pritej të fitonte ndaj Lazios, por golat e Matteo Cancellierit dhe Toma Basicit tronditën vendasit dhe i afruan edhe më shumë Interit drejt titullit./GazetaExpress/
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...