Tifozët vendosin mes Zidanit, Pochettinos dhe Raulit - Gazeta Express
string(51) "tifozet-vendosin-mes-zidanit-pochettinos-dhe-raulit"

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 8:57

Tifozët vendosin mes Zidanit, Pochettinos dhe Raulit

Futboll

Gazeta Express

04/12/2020 8:57

Zidane është i preferuari i tifozëve, ani pse rezultatet janë zhgënjyese këtë sezon.

Real Madridi po kalon nëpër një sezon shumë, shumë të vështirë, si në La Liga, ashtu edhe në Champions League.

Lexo Edhe:

Megjithatë, tifozët e Los Blancos ende kanë besim te trajneri francez, edhe pse ka pasur zëra për shkarkimin e mundshëm të Zizus dhe ardhjen në stol të Mauricio Pochettinos ose Raul Gonzales.

Në një anketë të bërë nga AS, Zidane dukshëm ka qenë më i preferuari i tifozëve, që ende besojnë se trajneri francez do t’i nxjerrë nga kriza.

55% e të anketuarve besojnë se Zidane është zgjidhja më e mirë për Realin, 33% kërkojnë në stol Pochettinon dhe vetëm 12% kanë votuar për Raulin.

Reali i ka punët pisk në Champions League, pasi rrezikon rënien që në fazën e grupeve. /Gazeta Express/