Thesaret e Bibliotekës Kombëtare Shqiptare, roli i BE në ruajtjen dhe restaurimin e librave të rrallë dhe dorëshkrimeve - Gazeta Express
string(118) "thesaret-e-bibliotekes-kombetare-shqiptare-roli-i-be-ne-ruajtjen-dhe-restaurimin-e-librave-te-rralle-dhe-doreshkrimeve"

Thesaret e Bibliotekës Kombëtare Shqiptare, roli i BE në ruajtjen dhe restaurimin e librave të rrallë dhe dorëshkrimeve

Arte

Gazeta Express

24/04/2024 14:41

Një libër i Papës Pius i dyti, publikuar në 1531 është një nga librat më të vjetër në koleksionin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Me titull “Një përshkrim i mrekullueshëm, plot elegancë dhe sharm i Azisë dhe Europës, nga Papa Piusi i dytë, që përfshin ngjarje të vjetra dhe të reja, me vlerë për tu përmendur”, është shkruar në latinisht dhe ka datë më herët se papati i Enea Silvio Piccolomini.

Ky publikim, me rreth 499 faqe, u bë i njohur pas vdekjes së papës. Rruga që ai përshkoi nga Italia mesjetare te Biblioteka Kombëtare e Shqipërsië nuk dihet akoma por duke marrë parasysh konfiskimet e regjimit komunist, besohet që libri i përkiste Klerit Katolik apo familjeve fisnike të vjetra shqiptare.

Lexo Edhe:

I njohur si një humanist i madh, gjatë papatit të tij (1458-1464), Papa, u përpoq të bashkonte Europën kur perandoria Otomane po kërcënonte shkatërrimin e kontinentit.

Megjithatë, ai nuk është i vetmi humanist europian librat e të cilit i përkasin bibliotekës kombëtare. Një botim tjetër i rrallë i 1645, me një parathënie nga Erazmi i Roterdamit (1466/9-1536) është pjesë e koleksionit të bibliotekës. “Një bibël me një parathënie nga Erazmi i Roterdamit, një nga shkollarët më të mëdhenj të Rilindjes dhe nga figurat qendrore të kulturës Europiane, është shumë i rrallë.

Kjo është njëra prej librarive më të pasura në Ballkan, ndoshta për arsyen absurd se gjatë epokës komuniste, çdo gjë konfiskohej dhe u mblodh këtu. Kemi koleksione shumë të pasura nga Rilindja Europiane, Periudhat Otomane dhe Bizantine, përfshirë Koleksionin Venecian, që përfshin 1200 libra, dorëshkrime dhe harta, ashtu si autorë Grekë dhe Latinë që janë të publikuar në europën e shekullit të 16, thotë Piro Misha, Drejtor i bibliotekës kombëtare.

Edicione të ndryshme të Biblës, Kuranit, apo libra nga Aristoteli, filozofi francez Didëro apo Zhan-Zhak Ruso, libra në greqisht, latinisht, osmanisht, turqisht, persisht apo arabisht i japin më shumë vlerë koleksioneve të bibliotekës me incunabula historike që datojnë që ngaditët më të hershme të botimeve Europiane.

“Detyra e tyre është të bëjmë të ditur që ekzistojnë. Biblioteka ka një prioritet për trashëgiminë kombëtare, por këto janë vlera universal që duhet ti ruajmë”- vazhdon Misha.

Shekujt i bëjnë ato të rrallë dhe shumë të vlerësuar dhe institucioni ndërkohë përballet me sfidën për të krijuar kushtet për ruajtjen dhe restaurimin, pavarëisht kushteve në të cilën fondet ruhen, duke ruajtur nivele të reja të temperaturës, dritës dhe lagështirës.

Laboratori i restaurimit është një nga sektorët më të rëndësishëm në çdo bibliotekë kombëtare. Siguron jetëgjatësinë e koleksioneve. Pasi specialistët tanë të vlerësojnë dëmin, ato kontrollojnë secilin fond dhe i japin prioritet librave që tregojnë se kanë nevojë urgjente për ndërhyrje. Vitin e kaluar, programin EU4Culture e pajisi bibliotekën me teknologjinë më të fundit për të mundësuar ruajtjen, restaurimin dhe aksesin online te librat. Jo vetëm librat e dëmtuar duhet të restaurohen në laborator. Më para dhe dha pas çdo ekspozimi, librat, dorëshkrimet apo botime të tjera të rralla kanë nevojë të përgatiten apo të kontrollohen.

Tani ne do të restaurojmë Koleksionin Venecian, që së shpejti do të tregohet në një ekspozitë të madhe”, shpjegon Misha.

Paisjet e restaurimit përfshijnë servera, skanera të barkodeve të librave, laptopë, tableta, pluhur libri dhe pastrues të specializuar pluhuri, dezinfektantë, dhoma që heqin lagështirën, makina që pastrojnë librat dhe i deacidifikojnë ato, duke përmirësuar kështu kapacitetet e bibliotekës.

“Procesi i restaurimit zgjaste më shumë dikur. Punonjësit duhej të pastronin manualisht librat me brusha me flokë kali (të butë mjaftueshëm që të mos dëmtonin letrën). Tani kemi një makineri që mund të pastrojë shumë libra prej pluhurit, këpurdhat, formacionet e mykur dhe mikroorganizmat në 15 deri në njëzet minuat. E njëjta gjë vlen për dezinfektimin; nëse do duhej të hapnim librat, faqe pas faqejse dhe pas çdo ekspozimi, tani ka një paisje që dezinfekton 50-80 libra për dy apo tre orë.

Në një vit kemi restauruar apo kemi mirëmbajtur pothuajse 600 libra, dokumente, apo publikime, nga vitet 1700 deri në 1940. Paisjet ndihmuan shumë përshpejtimin e restaurimit”, thotë Antonio Çikollari, kryetar i sektorit të Mirëmbajtjes së Librave në qendrën “Sotir Kolea”, pjesë e Bibliotekës Kombëtare ku ndodhet laboratori i restaurimit dhe paisjet e reja të restaurimit.

Në varësi të kopertinës, lidhjes së librit dhe materialit, disa libra kanë nevojë për pothuajse tre javë për tu restauruar, me librat e lidhur me lëkurë, më të vështirët për tu marrë me të prej dallimeve në prodhimin e lëkurës në shekuj.

Përdorimi i letrës japonezë për të rilidhur nyjet e dobësuara të lëkurës, praktika e restaurimit kërkon delikatesë dhe përshkruhet si “operacion i librit” me letrën, po ashtu si dizajnet e gravuara në letër. Por kjo është mënyra si gjeneratat akoma mund të shohin në një ekspozitë të ardhme shumë libra që mund ti mbijetojnë që nga epoka e gutenbergut dhe të dëshmojnë evolucionin e lidhjes së librit në shekuj, duke zbuluar diversitetin e Orientit dhe Oksidentit në formë të shkruar dhe me ornamente. /TemA