“Theo, mbrojtësi më i mirë në Serie A – e duan shumë klube” - Gazeta Express
string(54) "theo-mbrojtesi-me-i-mire-ne-serie-a-e-duan-shume-klube"

Gazeta Express

06/06/2020 11:40

“Theo, mbrojtësi më i mirë në Serie A – e duan shumë klube”

Gazeta Express

06/06/2020 11:40

S’ka asnjë si Theo në Serie A sipas agjentit, Manuel Garcia Qullion.

Theo Hernandez është duke shkëlqyer në Serie A me Milanin.

Lexo Edhe:

Kjo ka bërë që lojtari të zgjojë interesimin e shumë klubeve dhe këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i futbollistit, Manuel Garcia Qullion.

Ai ka shënuar gjashtë gola deri më tani këtë sezon dhe ka dhuruar tri asiste në 25 paraqitje.

Juventus dhe Paris Saint-Germain janë duke insistuar për 22-vjeçarin.

“Ai është mbrojtësi i majtë më i mirë në Serie A”, tha ai për “Transfer20”.

“Është e kuptueshme që shumë klube e duan atë, do të shohim çfarë do të ndodhë”.

Milani e bleu atë nga Madridi për 20 milionë euro verën e kaluar, por sipas “Calciomercato.com”, nëse vendosin ta shesin, do të marrin së paku 50 milionë euro për francezin. /Gazeta Express/