Tërheqja e 10% nga Trusti, PDK inicion plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale - Gazeta Express
string(87) "terheqja-e-10-nga-trusti-pdk-inicion-plotesim-ndryshimin-e-ligjit-per-fondet-pensionale"

Gazeta Express

28/09/2020 17:32

Tërheqja e 10% nga Trusti, PDK inicion plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale

Gazeta Express

28/09/2020 17:32

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka iniciuar sot plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, i cili u mundëson qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga trusti, raporton Gazeta Express.

“Pas situatës së rënduar ekonomike për shkak të pandemisë dhe vështirësve me të cilat po përballen shumë familje kosovare, PDK-ja do të deponoj shumë shpejt për votim në Kuvendin e Kosovës, plotësim-ndryshimin e ligjit i cili do t’u mundësoj qytetarëve të tërheqin mjetet e tyre nga Trusti. Kjo iniciativë e PDK-së vjen pas manipulimit që ka bërë Qeveria Hoti duke e futur tërheqjen e mjeteve nga Trusti në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e më të cilin po dështon për të disatën here”, thuhet në komunikatën e PDK’së.

Lexo Edhe:

“PDK, përmes plotësim-ndryshimit të këtij ligji, kërkon të ndajë tërheqjen e kursimeve të qytetarëve në trust nga pakoja tjetër, dhe me këtë t’i jepet fund abuzimit me ndjenjat dhe nevojat emergjente të e qytetarëve.  PDK i fton të gjitha partitë politike në vend që t’i japin mbështetje kësaj iniciative e cila është ndihmë e drejpërdrejt për familjet kosovare në këtë fundvit”, kanë bërë të ditur nga Partia Demokratike e Kosovës./GazetaExpress/