Telles, në listën e ngushtë të Barçës - Gazeta Express
string(36) "telles-ne-listen-e-ngushte-te-barces"

Futboll

Gazeta Express

18/01/2022 15:20

Telles, në listën e ngushtë të Barçës

Futboll

Gazeta Express

18/01/2022 15:20

Barcelona ia ka vënë syrin futbollistit të Manchester United, Alex Telles.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Blaugrana” e shohin 29 vjeçarin si alternativë ideale të Jordi Albas në krahun e majtë, teksa futbollisti spanjoll po shkon drejt pensionimit.

Telles ndërkohë nuk është lojtari i vetëm në radar të Barçës.

Gjiganti katalunas në fakt ka shprehur interesim edhe për mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro, atë të Ajaxit, Nicolas Tagliafico, atë të Villarrealit, Alfonso Pedraza dhe mbrojtësin e majtë të Borussia Dortmundit, Raphael Guerreiro.

Barça e ka pasur në duar të sigurta për një dekadë krahun e majtë të mbrojtjes.

Mirëpo, Jordi Alba tash është 32 vjeç dhe klubi nga “Camp Nou” po mendon qysh tash për pasuesin e tij. /Gazeta Express/