Të rejat e festivalit të animacionit “Anibar” - Gazeta Express
string(43) "te-rejat-e-festivalit-te-animacionit-anibar"

Arte

Gazeta Express

27/06/2022 13:54

Të rejat e festivalit të animacionit “Anibar”

Arte

Gazeta Express

27/06/2022 13:54

Ditë më parë drejtuesit e festivalit të animacionit “Anibar” i cili mbahet tash e disa vite në qytetin e Pejës, kanë lajmëruar se edicioni i ri pritet të filloi prej 13 deri më 19 korrik.

Të rejat e festivalit janë që janë prezantuar garuesit nga “Student Competition” dhe Anibar do të bashkëpunoj në disa evente me dy hapësira kulturore “Hapësira 17” dhe “7 arte”.

Lexo Edhe:

Filmat pjesëmarrës nga garuesit studentë, janë nga Korea, Franca, Zvicra, Singapori, Anglia, Sllovenia etj.

Disa prej titujve të filmave të animuar pjesëmarrës nga kjo kategori janë: “White, Black and Tru Love”, “In the Upper Room”, “Love, Dad”, “The Clearing”, “Green” etj.

“Anibar on Tour” nga na tjetër është projekti i festivalit bashkëpunues me hapësira të ndryshme kulturore, ditë më parë janë dhënë datat e bashkëpunimit të cilat ndërruan këto ditë për shkak të vdekjes së producentës Vjosa Berisha.

Anibari do të jetë nikoqir i “Hapësira 17” sot me datë 27 qershor ndërsa nesër me 28 qershor mysafir i hapësirës “7 Arte” në Mitrovicë.

/Gazeta Express