Të mirat shëndetësore që ofron lakra e kuqe - Gazeta Express
string(45) "te-mirat-shendetesore-qe-ofron-lakra-e-kuqe-2"

Të mirat shëndetësore që ofron lakra e kuqe

Shneta

Gazeta Express

09/04/2024 11:21

Lakra e kuqe, sikur ajo e bardha ofron shumë të mira shëndetësore.

Ajo është e mbushur me antioksidant si dhe vlera të tjera ushqyese që ndihmojnë kundër dëmtimit të qelizave njerëzore.

Lexo Edhe:

Kjo lakër ndihmon kundër inflamacioneve, të cilat janë shkaktare të shumë sëmundjeve.

Lakra e kuqe ndihmon shëndetin e mirë të zemrës, pasi që është e mirë kundër tensionit të lartë të gjakut.

Kjo perime përmban kalcium, mangan e zink, të cilat ndihmojnë fortësinë e eshtrave.

Lakra e kuqe përmban shumë fibra, të cilat ndihmojnë gjithashtu tretjen e ushqimit. Për shkak që përmban pak kalori, kjo lakër është e mirë të konsumohet kur dikush dëshiron të humbë peshë.