Studim: Uji i gazuar nuk është i dëmshëm për shëndetin - Gazeta Express
string(53) "studim-uji-i-gazuar-nuk-eshte-i-demshem-per-shendetin"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

01/05/2024 20:24

Studim: Uji i gazuar nuk është i dëmshëm për shëndetin

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

01/05/2024 20:24

Uji mineral i gazuar krijohet duke tretur dioksidin e karbonit nën presion në ujë “të rregullt”.

Krijohet acidi karbonik, i cili mund të ketë një efekt të dobishëm në stomak, veçanërisht te njerëzit që vuajnë nga kapsllëku. Është pa kalori, pa sheqer dhe ka përfitime shëndetësore.

Lexo Edhe:

PH e stomakut është 1.5-3.5, prandaj, një mjedis acid është i nevojshëm për tretjen. Pirja e ujit pa gaz me pH 7 ul aciditetin në stomak, dhe pirja e ujit të gazuar me pH 3.5 ruan një mjedis acid, i cili është i nevojshëm për tretje të mirë. Kjo është arsyeja pse është më mirë për tretjen dhe metabolizmin të pini një ose dy gota ujë të gazuar pas një vakti.

Ka përfitime të shumta që mund të sjellë konsumimi i ujit mineral të gazuar – ndihmon në detoksifikimin e trupit, nuk përmban kalori, plotëson elektrolitet dhe gjithashtu mund të jetë burim i mineraleve thelbësore.

Sipas një prove klinike të botuar në “European Journal of Gastroenterology Hepatology“, uji i gazuar mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut dhe dispepsit dhe mund të përmirësojë funksionin e fshikëzës së tëmthit.

Është interesante se studimet e publikuara në vitin 2007 treguan se pirja e ujit të gazuar hidraton mirë lëkurën, sepse për shumë njerëz flluskat ishin një motiv për të pirë më shumë ujë. Kështu, njerëzit që pinin ujë të gazuar konsumonin më shumë lëng se ata që pinin ujë “të rregullt”./abcnews.al