Të gjitha çmimet e Festivalit të Teatrit Shqiptar ‘Moisiu’ - Gazeta Express
string(56) "te-gjitha-cmimet-e-festivalit-te-teatrit-shqiptar-moisiu"

Arte

Gazeta Express

29/11/2022 13:32

Të gjitha çmimet e Festivalit të Teatrit Shqiptar ‘Moisiu’

Arte

Gazeta Express

29/11/2022 13:32

Festivali i teatrove shqiptare, i cili këtë vit u mbajt në Shkup, mblodhi për ditë me radhë regjisor, dramaturgë, aktorë e artdashës nga të gjitha trojet shqiptare. Ky festival u mbajt nga datat 16 deri më 27 nëntor dhe në të morën pjesë numër i madh shfaqjesh duke përfshirë këtu edhe prodhim të teatrove të Kosovës.

Festivali do të mbahet në rotacion Tiranë, Shkup, Prishtinë, vitin tjetër do të mbahet në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Më poshtë janë emrat e jurisë dhe çmimet e ndara:

Juria në përbërje: Bajrush Mjaku, Luiza Xhuvani, Spiro Duni, Melihate Qena dhe Adrian Morina vendosi:

– Shfaqja më e mirë: TRI MOTRAT, Teatri Shqiptar Shkup

– Regjia më e mirë: QËNDRIM RIJANI, “Tri motrat” Teatri Shqiptar Shkup

– Aktorja më e mirë: ILIRE VINCA, “Babai dhe babai”, Teatri INTEGRA Prishtinë

– Aktori më i mirë: SOTIRAQ BRATKO, “Tregtari i Venedikut”, Teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë

– Aktorja joprotagoniste më e mirë: ELIA ZAHARIA, “Ivanovi”, Teatri Kombëtar i Tiranës

– Aktori joprotagonist më i mirë: ALFRED TREBICKA, “Ivanovi”, Teatri Kombëtar i Tiranës

– Artisti i ri më i mirë: KOSOVARE KRASNIQI, “Babai dhe babai”, Teatri INTEGRA Prishtinë

– Çmimi i karrierës: LURAN AHMETI

– Kostumografia më e mirë: SOFI KARA, “Ivanovi”, Teatri Kombëtar i Tiranës

– Skenografia më e mirë: BEQO NANAJ, “Tregtari i Venedikut”, Teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë

– Kompozimi muzikor më i mirë: TRIMOR DHOMI, “Tri motrat” Teatri Shqiptar Shkup

– Çmimi i dramës shqipe: “BABAI DHE BABAI” JETON NEZIRAJ

/Express