Të enjten mbahet mbledhja e tretë e Qeverisë, çfarë vendime pritet të merren - Gazeta Express
string(75) "te-enjten-mbahet-mbledhja-e-trete-e-qeverise-cfare-vendime-pritet-te-merren"

Gazeta Express

26/02/2020 23:25

Të enjten mbahet mbledhja e tretë e Qeverisë, çfarë vendime pritet të merren

Gazeta Express

26/02/2020 23:25

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e tretë me radhë ditën e enjte.

Mbledhja do të mbahet në orën 16:00, në ndërtesën e Qeverisë.

Lexo Edhe:

Pos kësaj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë në takim Komandantin e KFOR’it, Michele Risi.

Kurti sot mbajti një konferencë për medie ku zbuloi një marrëveshje të ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, me NATO’n, në të cilën thuhej se FSK nuk do të mund të futet në veri të vendit pa pëlqimin e KFOR’it.

Kjo pritet të jetë edhe temë e takimit me Komandantin e KFOR’it.

Në mbledhjet e kaluara të Qeverisë janë marrë vendime si ai për ulje të rrogave për zyrtarë qeveritarë, shkarkimin e koordinatorëve nacionalë, shkarkimin e Bordit të Telekomit. /Express/