Takim Poetik në Muzeun e Mitrovicës - Gazeta Express
string(35) "takim-poetik-ne-muzeun-e-mitrovices"

Arte

Gazeta Express

11/05/2022 15:26

Takim Poetik në Muzeun e Mitrovicës

Arte

Gazeta Express

11/05/2022 15:26

Me 15 maj në artriumin e Muzeut të Mitrovicës do të mbahet nata poetike me autoren nga Shkup Lidija Dimkovska. I gjithë organizimi do të jetë në kuadër të Festivalit të Letërsisë “ZaNa” dhe veç tjerash do të lexohen poezitë e autores e do të ketë bashkëbisedim me të pranishmit.

Lidija do të rrëfej për përvojat e jetës se saj dhe rrugën se si u bë shkrimtare.

Lexo Edhe:

Për autoren:

Lidija Dimkovska u lind në vitin 1971 në Shkup, Maqedonia e Veriut. Është poete, romanciere, eseiste, dhe përkthyese nga rumanishtja dhe sllovenishtja në maqedonisht. Ajo përfundoj studimet e doktoratës në letërsi rumune pranë Universitetit të Bukureshtit në Rumani, ku edhe ka punuar si ligjëruese e gjuhës dhe letërsisë maqedonase. Në gjuhën e saj amtare (maqedonisht) ka botuar shtatë libra me poezi, tri romane, një ditar amerikan, një përmbledhje të tregimeve të shkurtra, dhe ka redaktuar katër antologji. Librat e saj janë përkthyer në disa gjuhë, ndërsa për poezinë e saj ajo ka pranuar shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare si çmimin maqedonas për debutim (1993), çmimin gjerman “Hubert Burda” (2009), çmimin rumun “Poesis”(2002) dhe “Tudor Arghezi” (2012), çmimin evropian “Petru Krdu” (2016), çmimin slloven “Xhami i pavdekësisë” (2020), çmimin maqedonas/shqiptar “Naim Frasheri”(2020) si dhe çmimin maqedonas “Vëllezërit Miladinov”(2021). Në shqip ka dy libra të përkthyer: romanin “Kamera e fshehur” (Tirana Times, Shqipëri, 2019) dhe përmbledhjen me poezi “Tash dhe këtu” (Ditët e Naimit, Tetovë, Maqedonia e Veriut, 2021).

Lexues të poezive të shkrimtares në këtë mbrëmje do të jenë Mevlude Skuroshi dhe Fisnik Istrefi.

Moderatore e mbrëmjes: Xhejlane Tërbunja

/Gazeta Express