Sylvinho mirëpret Arbër Hoxhën - Gazeta Express
string(30) "sylvinho-mirepret-arber-hoxhen"

Sylvinho mirëpret Arbër Hoxhën

Futboll

Gazeta Express

18/03/2024 21:50

Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore para miqësoreve të këtij muaji.

Në stërvitjen e parë pati disa mungesa, të cilët do të bashkohen ndërkohë, derisa përzgjedhësi Sylvinho mori edhe disa futbollistë nga Shqipëria U21, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E për herë të parë në stërvitje me kuq e zinjtë ishte edhe Arbër Hoxha, i cili ka vendosur ta përfaqësoj këtë kombëtare tash e tutje, duke ia mbyllur derën Kosovës.

Hoxha është pritur ngrohtësisht nga selektori Sylvinho.

Më 22 mars, Kombëtarja shqiptare do të përballet me Kilin, kurse tre ditë më vonë me Suedinë.