Sveçla: Dje me Ministren Gërvalla kemi takuar Ambasadorët e QUINT'it për t'i informuar për veprimet e Serbisë - Gazeta Express
string(106) "svecla-dje-me-ministren-gervalla-kemi-takuar-ambasadoret-e-quintit-per-ti-informuar-per-veprimet-e-serbise"

Sveçla: Dje me Ministren Gërvalla kemi takuar Ambasadorët e QUINT’it për t’i informuar për veprimet e Serbisë

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 13:43

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se dje me zv/kryeministren Gërvalla janë takuar me ambasadorët e QUINT’it.

Sveçla deklaroi se i kanë njoftuar në vazhdimësi ambasadorët për veprimet e djeshme të Serbisë.

Lexo Edhe:

“Dje me zv/kryeministren Gërvalla kemi takuar ambasadorët e shteteve të QUINT’it, të cilët aty dhe në vazhdimësi i kemi njoftuar për veprimet e djeshme të Serbisë”, tha Sveçla.

Ai ka thënë se ka informacione që “ka edhe qytetarë që po mbahen të arrestuar”.

“Bëj thirrje për lirimin e menjëhershëm të zv/drejtorit të Policisë së Kosovës por edhe të qytetarëve tjerë, pasi sipas informacioneve ka edhe qytetarë të cilët po mbahet të arrestuar. Lirimin e tyre të menjëhershëm dhe kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, po ashtu ky veprim i Serbisë kërkon ndëshkim nga bashkësia ndërkombëtare me qëllim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave elementare të njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë”, tha ai. /GazetaExpress/