Sveçla: 1 mijë e 498 qytetarë janë ndaluar dje në Serbi, disa janë pyetur edhe për lidhjet e tyre me UÇK'në - Gazeta Express
string(104) "svecla-1-mije-e-498-qytetare-jane-ndaluar-dje-ne-serbi-disa-jane-pyetur-edhe-per-lidhjet-e-tyre-me-uckne"

Sveçla: 1 mijë e 498 qytetarë janë ndaluar dje në Serbi, disa janë pyetur edhe për lidhjet e tyre me UÇK’në

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 13:24

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se sipas informacioneve që kanë dje janë ndaluar së paku 1 mijë e 498 qytetarë dhe shtoi se ata janë pyetur në lidhje me UÇK’në, raporton Gazeta Express.

“Sipas informatave tona, dje së paku 1 mijë e  498 qytetarë janë ndaluar, maltretuar, disa edhe janë arrestuar dhe marrë në pyetje në lidhje me të kaluarën e tyre, lidhjet e tyre me UÇK’në, pjesëmarrjen e tyre personalisht në UÇK apo të familjarëve të tyre dhe vendndodhjen dhe veprimtarinë e tyre gjatë kohës së viteve 1998-1999”, tha Sveçla. /GazetaExpress/

Lexo Edhe: