Sulmuesit të Wolves i kthehet vetëdija në spital, pas përplasjes horror kokë më kokë me Luizin - Gazeta Express
string(91) "sulmuesit-te-wolves-i-kthehet-vetedija-ne-spital-pas-perplasjes-horror-koke-me-koke-me-luiz"

Sulmuesit të Wolves i kthehet vetëdija në spital, pas përplasjes horror kokë më kokë me Luizin

Futboll

Gazeta Express

30/11/2020 10:20

Sulmuesit të Wolves, Raul Jimenez, i është kthyer vetëdija në spital dhe po flet, pas përplasjes së tmerrshme kokë më kokë që e pësoi me mbrojtësin e Arsenalit, David Luiz, në fitoren e skuadrës së vet në Premierligë të dielën.

Jimenez dhe Luiz u përplasën kokë më kokë në fillim të ndeshjes gjatë një korneri në Emirates, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Jimenezit, 29 vjeç, iu dha oksigjen në fushë dhe ndeshja u ndërpre për 10 minuta derisa ai mori tretman urgjent.

“Ishte një çast i keq. Si reaguam? Panik, panik, panik. Keni mundur t’i shihni fytyrat e bashkëlojtarëve të tij. Ishte shumë serioze. Ishte e tmerrshme”, tha trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo.

Pavarësisht përplasjes, mbrojtësi brazilian Luiz qëndroi në fushë dhe e vazhdoi lojën me kokën e mbështjellë në fashë të bardhë, para se të zëvendësohej pas pjesës së parë.

Jimenezit i ishte kthyer vetëdija në spital.

“Ai po flet, është i vetëdijshëm. Duhet ta vlerësojnë mirë. Ai është në duar të sigurta”, tha Nuno. /Gazeta Express/