Sulmoi gazetarët pas vrasjes në Elbasan, çfarë neni shkeli nënkomisarja që bashkëjeton me gjarprin - Gazeta Express
string(97) "sulmoi-gazetaret-pas-vrasjes-ne-elbasan-cfare-neni-shkeli-nenkomisarja-qe-bashkejeton-me-gjarprin"

Sulmoi gazetarët pas vrasjes në Elbasan, çfarë neni shkeli nënkomisarja që bashkëjeton me gjarprin

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 22:40

Pas mbrëmjes së në Elbasan ku mbeti i vdekur 33-vjeçari Madrit Ulqinaku, Punonjësja e policisë së Elbasanit, Anisa Kostani sulmoi ashpër gazetarët, që sipas saj po nxijnë punën e policisë së qytetit

Lidhur me deklaratën e saj ka reaguar gazetarja e emisionit “Piranja”, Aida Topalli, e cila sjell në vëmendje se Kostani theu sot rregullin bazë, duke shprehur mendimin personal në rrjetin e saj social.

Lexo Edhe:

Kostani është bërë e njohur për bashkëjetesën e saj me gjarprin dhe ekspozimin në mediat sociale.

Postimi:

Çfarë neni shkeli sot, Nënkomisare Anisa Kostani.

Policia e Shtetit ka në strukturën e saj zëdhënësat, dhe janë ata që përmes njoftimeve zyrtare, dërgojnë informacion apo vlerësojnë ose shprehin ndonjë pakënaqësi të mundshme kundrejt reagimeve që bëhen në media, apo në rrjete sociale nga gazetarët dhe jo vetëm.

Anisa Kostani, theu sot një rregull bazë, shprehu mendim personal në rrjetin e saj social. Mendim në të cilin, kishte diskriminim dhe fyerje. Dy herë shkelje.

Shkelja e tretë është përdorimi në masë i rrjeteve sociale.

Çdo fjali e sqaron më së miri neni 116, Kreu III i Rregullores së Policisë së Shtetit.

/abcnews.al