Sulmi ndaj Top Channel, Hoxha: Makina e tretë nga Shkodra që përdoret për krim - Gazeta Express
string(76) "sulmi-ndaj-top-channel-hoxha-makina-e-trete-nga-shkodra-qe-perdoret-per-krim"

Sulmi ndaj Top Channel, Hoxha: Makina e tretë nga Shkodra që përdoret për krim

Shqiperi

Gazeta Express

28/03/2023 23:58

Gazetari Artan Hoxha ka vënë një paralele mes tre ngjarjeve të fundit kriminale, sulmit ndaj Top Channel, ngjarjes në Don Bosko ku humbi jetën punonjësja Mimoza Paja dhe ngjarjes së Elbasanit në shkurt, ku u kap makina me armë, gati për të kryer një atentat.

Hoxha ka deklaruar sot në Opinion se në të treja rastet, mjetet e përdorura për krimin kanë ardhur nga Shkodra.

Lexo Edhe:

Dje kam kërkuar me këmbëngulje përse nuk është vënë shpërblimi, sot është një shpërblim nga më të mëdhenjtë. Duhej të kishte një indetikit. Është ngjarja e tretë që makina vjen nga Shkodra. Edhe tek ngjarja e Don Boskos edhe tek ajo e Elbasanit makina vinte nga Shkodra.Si bëhet ? Shkohet në Shkodër, dihet kush operon dhe pyesin 4-5 grupe”, tha Hoxha.

/Gazeta Express