Sulmet ndaj SPAK, reagojnë ambasadat në Tiranë: Krah profesionistëve që synojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë - Gazeta Express
string(110) "sulmet-ndaj-spak-reagojne-ambasadat-ne-tirane-krah-profesionisteve-qe-synojne-ti-japin-fund-pandeshkueshmerise"

Sulmet ndaj SPAK, reagojnë ambasadat në Tiranë: Krah profesionistëve që synojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Shqiperi

Gazeta Express

17/04/2024 16:45

Ambasada e SHBA-së, e Britanisë së Madhe dhe BE në Tiranë kanë dënuar sulmet e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.
“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Një ditë më parë, KLP ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë deklaroi se “dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme”.
Sulmet ndaj SPAK janë dënuar edhe nga delegacioni i Bashkimit Evropian.
“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci”, thuhet në një reagim në platformën X të delegacionit të BE në Tiranë.
“Ne mbështesim dënimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të deklaratave të fundit të papranueshme publike të drejtuara kundër SPAK”, theksoi Delegacioni i BE BE.
“Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagim.
Edhe ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
“Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në një postim të publikuar sot në rrjetet sociale të Ambasadës britanike në Tiranë.
Një ditë më parë, KLP ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë deklaroi se “dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme”.

Lexo Edhe: