Spitali i Pejës: 11 persona me koronavirus në gjendje të rëndë shëndetësore - Gazeta Express
string(74) "spitali-i-pejes-11-persona-me-koronavirus-ne-gjendje-te-rende-shendetesore"

Gazeta Express

10/08/2020 9:56

Spitali i Pejës: 11 persona me koronavirus në gjendje të rëndë shëndetësore

Gazeta Express

10/08/2020 9:56

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 70 pacientë me koronavirus, 43 prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa 11 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me COVID-19. 43 pacientë janë me oksigjenoterapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët tjerë kanë një gjendje më stabile”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Lexo Edhe:

Gjatë fundjavës, në Spitalin e Pejës 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

“Gjatë fundjavës të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. Nga këta 48 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”.