Spiropali: Baballarët e opozitës kanë hipur në “majë të thanës” dhe po kafshojnë SPAK-un - Gazeta Express
string(85) "spiropali-baballaret-e-opozites-kane-hipur-ne-maje-te-thanes-dhe-po-kafshojne-spak-un"

Spiropali: Baballarët e opozitës kanë hipur në “majë të thanës” dhe po kafshojnë SPAK-un

Shqiperi

Gazeta Express

18/04/2024 11:45

Seanca e sotme plenare ka nisur me debat të ashpra mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Qëe në nisje të seancës deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka deklaruar se është shkelur rregullorja pasi është mohuar mocioni me debat me kryeministrin Rama, për akuzat që sipas tij janë për vëllain e kreut të qeverisë.

I menjëhershëm ishte reagimi i socialistëve, të cilët theksuan se PD duhet të ndajë mendjen se çfarë është SPAK. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet më parlamentin, Elisa Spiropali theksoi se opozita duhet  të ndajë mendjen nëse SPAK është institucion drejtësie, apo ndajnë të njëjtin qëndrim me “baballarët” e tyre që kanë kapur majat e lajthitjes mendore.

Lexo Edhe:

“Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK-ut nga mëngjesi në darkë, tjetri në majë të delirit të madhështisë që kafshon SPAK-un kudo, a keni ju zoti Bardhi një opinion për këto. Të dy Presidentë të kësaj Republike, të dy kryeministria të këtij vendi, të dy bela të këtij populli. Për të cilën ju nuk mund të shpreheni. Vini këtu për të bërë rrëmujë nga mëngjesi në darkë. Çfarë ulërima keni nga ulërimat e tyre të dala nga binarët e mendjes, ata nuk janë dy kokë dele, po janë balballarët tuaj. Vini ju na flisni për drejtësinë, ngrini gishtin e akuzës. Ju gënjen mendja se mund të hani thana në kokat e tyre e të vilni në thesin e popullit. Po mbani të dy ata në supe siç mbanin dikur shërbëtorët mbretërit. Vini dhe këtu e kërkoni të mbani peng parlamentin për këta të dy. Thoni çfarë është SPAK-u për ju organ drejtësie apo organizatë kriminale. Përgjigja mos jetë si ajo e juaja që kur SPAK godet regjimin e Ramës është institucion drejtësie, kur godet baballarët tuaj është organizatë kriminale. Kjo është politika juaj. O duhet të shkojë në burg trafikanti sipas jush, ose duhet të shkoni ju para drejtësisë. Në rast se përgjigje juaj është ajo që na dhatë herën e kaluar, atëherë vazhdoni kështu, se sa herë ju dëgjojnë ky popull nuk ka më asnjë iluzinon. Bashkimi juaj me baballarët në majë të thanës do ketë fundin që ka patur këto 9 zgjedhjet e  fundit”, tha Spiropali.