Specifikat që mund t’i kenë modelet e iPhone 15 Pro - Gazeta Express
string(50) "specifikat-qe-mund-ti-kene-modelet-e-iphone-15-pro"

Specifikat që mund t’i kenë modelet e iPhone 15 Pro

AutoTech

Gazeta Express

20/06/2023 12:33

Apple pritet ta lansojë linjën e iPhone 15 në muajin shtator.

Si zakonisht, modelet Pro pritet të kenë një gamë më të gjerë karakteristikash të reja, duke përfshirë një çip A17 Bionic, kornizë titani, port më të shpejtë USB-C dhe më shumë, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

Mac Rumors ka listuar disa prej veçorive të reja dhe ndryshimesh të reja që flitet se do t’i kenë modelet e iPhone 15 Pro.

Modelet e iPhone 15 Pro pritet të pajisen me çipin A17 Bionic të gjeneratës së ardhshme të Apple, i prodhuar në bazë të procesit 3nm të TSMC-s për përmirësime të vazhdueshme të performancës dhe efikasitetit.

Ndërkaq, iPhone 15 standard dhe iPhone 15 Plus pritet të kenë një çip A16 Bionic.

Ashtu sikurse Apple Watch Ultra, modelet e iPhone 15 Pro pritet të kenë një kornizë titani në vend të çelikut të pandryshkshëm.

Ngjashëm me modelet e fundit të Apple Watch, iPhone 15 Pro përflitet se do të ketë korniza të lakuar ultra të hollë rreth ekranit.

Sipas analistit Ming-Chi Kuo, modelet e iPhone 15 Pro do të kenë një portë USB-C me mbështetje për të paktën USB 3.2 ose Thunderbolt 3, gjë që do të rezultonte që pajisjet të kenë shpejtësi dukshëm më të shpejtë të transferimit të të dhënave me një kabllo në krahasim me iPhone-ët ekzistues me Lightning.

Kuo tha se porta USB-C në modelet standarde të iPhone 15 do të mbetet e kufizuar në shpejtësinë USB 2.0 sikurse Lightning. /Telegrafi/